Albin Kurti uron qytetarët e besimit ortodoks: Krishtlindja është kohë e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Krishtlindjeve Ortodokse. Kurti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook potencoi se Krishtlindja është koha e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë, transmeton lajmi.net. “Krishtlindja është kohë e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë. Në këtë ditë të veçantë i dërgoj…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Krishtlindjeve Ortodokse.
Kurti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook potencoi se Krishtlindja është koha e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë, transmeton lajmi.net.
“Krishtlindja është kohë e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë. Në këtë ditë të veçantë i dërgoj urimet më të mira për të gjithë bashkëqytetarët tanë nga komuniteti serb të besimit ortodoks që festojnë sot.
Gëzuar Krishtlindjen! Ju dëshiroj paqe dhe gëzim”, ka shkruar ai./Lajmi.net/