Albin Kurti: U vërtetua vrasja e Enver Hadrit nga shërbimet intelegjente me bazë në Beograd

Gjykata Penale në Bruksel ka konfirmuar të martë fajësinë për dy të dyshuarit për vrasjen e aktivistit shqiptar nga Kosova, Enver Hadri. Njoftimin e ka bërë familja e Hadrit, duke theksuar se ky dënim nuk do ta fshij humbjen e tij. Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryeministri, Albin Kurti. Kurti përmes platformës “X” ka…

Lajme

29/01/2025 13:56

Gjykata Penale në Bruksel ka konfirmuar të martë fajësinë për dy të dyshuarit për vrasjen e aktivistit shqiptar nga Kosova, Enver Hadri.

Njoftimin e ka bërë familja e Hadrit, duke theksuar se ky dënim nuk do ta fshij humbjen e tij.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryeministri, Albin Kurti.

Kurti përmes platformës “X” ka shkruar se vrasja e Hadrit ishte urdhëruar nga shërbimet intelegjente me bazë në Beograd që bashkëpunuan me botën kriminale për ta kryer krimin.

“Një gjykatë penale belge ka lënë në fuqi sot vendimin fajtor të dy personave të dënuar për vrasjen e Enver Hadrit, asokohe Kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, i cili u qëllua në makinën e tij në kryeqytetin belg në vitin 1990. Hetimi arriti në përfundimin se atentati ishte urdhëruar nga shërbimet e inteligjencës me bazë në Beograd, të cilat bashkëpunuan me botën e krimit për ta kryer atë. Personat u dënuan në mungesë, pasi Serbia ka refuzuar t’i ekstradojë në Belgjikë.

Dështimi i Serbisë për të siguruar përgjegjësi dhe për të sanksionuar vrasjet e sponsorizuara nga shteti ka pasur pasoja të qëndrueshme, duke përfshirë bashkëpunimin e vazhdueshëm midis qeverisë serbe dhe grupeve kriminale në kryerjen e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut. Kjo arritje në drejtësi duhet të pasohet nga bashkëpunimi i sistemit gjyqësor të Serbisë”, ka shkruar Albin Kurti.