Albin Kurti për herë të parë në “Fadil Vokrri” përkrah Kombëtaren e Kosovës
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti iu është bashkuar mijëra tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri”, për të parë ndeshjen mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Lajme
Kurti ka zgjedhur që ndeshjen ta përcjell nga ulëset e lindjes dhe jo nga ato të VIP-ve.
“Në tribinat e lindjes së stadiumit “Fadil Vokrri”. Për ekipin tonë të Kosovës presim atë që duam – fitore”, ka shkruar kreu i VV-së në Facebook.
Ai për herë të parë i doli në përkrahje Kombëtares së Kosovës në futboll më 7 shtator të këtij viti.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, në ditën kur Kosova do të zhvillonte ndeshje, Kurti kishte thënë se me trup gjendej në Zvicër, por se me mendje dhe me zemër ishte në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Lajmi.net/