Albin Kurti në hotel luksoz në Greqi, deri në 3 mijë euro nata

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet aktualisht në një ishull grek ku po merr pjesë në një simpozium ndërkombëtar. Megjithatë, vëmendjen nuk e ka marrë përmbajtja e takimeve ku po merr pjesë, por standardi luksoz i qëndrimit të tij. Sipas gazetarit Lirim Mehmetaj, hoteli ku po qëndron Kurti ka dhoma që fillojnë nga 600 euro…

Lajme

17/07/2025 17:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet aktualisht në një ishull grek ku po merr pjesë në një simpozium ndërkombëtar.

Megjithatë, vëmendjen nuk e ka marrë përmbajtja e takimeve ku po merr pjesë, por standardi luksoz i qëndrimit të tij.

Sipas gazetarit Lirim Mehmetaj, hoteli ku po qëndron Kurti ka dhoma që fillojnë nga 600 euro nata dhe shkojnë deri në 3 mijë euro, çmime që kanë nxitur reagime të shumta në rrjete sociale. Në një kohë kur qytetarët përballen me krizë ekonomike dhe institucioni më i lartë legjislativ i vendit – Kuvendi i Kosovës – ka dështuar të konstituohet pas 48 tentimeve radhazi, vizitat dhe qëndrimet luksoze të Kurtit nëpër simpoziume ndërkombëtare janë duke u parë si të papërgjegjshme dhe të shkëputura nga realiteti i vendit, transmeton lajmi.net

“Mbase e meriton ‘luani’, apo jo militant?” shkruan gazetari Mehmetaj me ironi, duke nënkuptuar mbështetjen e verbër të një pjese të elektoratit të Kurtit, pavarësisht zhvillimeve negative brenda vendit.

Kritikët e qeverisë po shtrojnë pyetjen nëse është kjo mënyra se si një kryeministër i angazhuar për “qeverisje të ndershme dhe transparente” duhet të sillet, teksa shteti funksionon në gjendje të përkohshme dhe pa një Kuvend funksional./lajmi.net/