Albin Kurti në Gjilan me fjali “Deja Vu”: Po e ndërtojmë “Stadiumin e Qytetit”

Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti me anë të një postimi ka shkruar për tubimin që e pati dje në Gjilan. Ai atje ua përsëriti një premtimin që e tha edhe para disa viteve, transmeton lajmi.net. Kurti tha se Qeveria e tij në largim në këtë qytet po e ndërton “Stadiumin e Qytetit”. “Në…

Lajme

26/12/2025 15:31

Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti me anë të një postimi ka shkruar për tubimin që e pati dje në Gjilan.

Ai atje ua përsëriti një premtimin që e tha edhe para disa viteve, transmeton lajmi.net.

Kurti tha se Qeveria e tij në largim në këtë qytet po e ndërton “Stadiumin e Qytetit”.

“Në Gjilan po ndërtojmë Stadiumin e Qytetit dhe Kompleksin e Banesave për çifte të reja dhe për familje në nevojë.”, tha ndër të tjera Kurti.

Postimi i plotë:

Në Gjilan po ndërtojmë Stadiumin e Qytetit dhe Kompleksin e Banesave për çifte të reja dhe për familje në nevojë. Gjilanin do ta bëjmë me Ngrohtore të Qytetit, spital modern dhe poliklinikë specialistike stomatologjike. Gjilani do të përfitojë nga ndërtimi i Digës së Firajës, si dhe do ta ketë hekurudhën që e lidh me Prizrenin, Ferizajn dhe Bujanocin. Nga Gjilani i Agim Ramadanit “KATANA” zotohemi për ushtri të fortë dhe Republikë të sigurt, andaj edhe 1 miliard euro investime në mbrojtje dhe fabrikë të dronëve “Made in Kosova”. Gjilani qëndron, nuk lëshon pe!/lajmi.net/