Albin Kurti mbetet me vetëm një Komunë
Lëvizja Vetëvendosje që nga sot e zotëron edhe një komunë më pak.
Lajme
Kjo pasi i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sot dha dorëheqje nga kjo parti.
Ahmeti i cili ka qenë një prej figurave më të rëndësishme në këtë parti, është larguar për shkak të pakënaqësive brenda kësaj Lëvizje, shkruan lajmi.net.
Nga Vetëvendosje është larguar edhe Qëndron Kastrati i cili është kryetar i komunës së Kamenicës.
Partisë së Albin Kurtit tani i ka mbetur vetëm Prizreni në krye me Mytaher Haskukën.
Theksojmë se në zgjedhje nacionale Vetëvendosje ishte rritur duke dalë partia e dytë në vend.
Përplasjet brenda kësaj partie u kuptuan pas publikimit të mesazheve të deputetes Aida Dërguti e cila kishte fyer tashmë kreun e VV-së, Albin Kurti.
Tani për tani Vetëvendosje ka mbetur e ndarë në krahun e Kurtit dhe atë të Dardan Molliqajt ndërkohë pritet që së shpejti këta të fundit ta zyrtarizojnë partinë e re./Lajmi.net/