Albin Kurti i gatshëm t’i ftojë në takim liderët partiakë, tregon a do tërhiqen emrat e Konjufcës dhe Kollçakut

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sot në lidhje me çështjen e zgjidhjes së Presidentit të Kosovës. Kurti fillimisht deklaroi ar se kjo çështje është tejet e rëndësishme dhe se e njëjta duhet trajtuar me seriozitet të madh instiucional dhe politike. Në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti konfirmoi se do t’u…

Lajme

30/03/2026 11:24

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sot në lidhje me çështjen e zgjidhjes së Presidentit të Kosovës.

Kurti fillimisht deklaroi ar se kjo çështje është tejet e rëndësishme dhe se e njëjta duhet trajtuar me seriozitet të madh instiucional dhe politike.

Në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti konfirmoi se do t’u dërgojë ftesa sërish kryetarit të PDK-së dhe atij të LDK-së për t’u takuar.

Ai madje tha se do të dëgjojë edhe cilat janë propozimet e kërkesat.

“Kjo është çështje tejet e rëndësishme, zgjedhja e presidentit duhet të trajtohet me seriozitetin më të lartë institucional dhe politik. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, nëse nuk gaboj, kemi kohë deri më 28 prill, që do të thotë se i kemi 30 ditë, pra jo 3, por 30. Megjithatë, do të përpiqemi që sa më shpejt të kryejmë sa më shumë. Për këtë më nevojiten konsultimet e brendshme, dhe dihet se pas tyre menjëherë do të dërgojmë ftesa për takim me kryetarët e partive opozitare”, deklaroi shefi i qeverisë.

Ndër të tjera, Kurti theksoi se kjo çështje duhet trajtuar me urgjencë, por nuk duhet “të matemi me përpjekjet që bëjmë, por me suksesin që arrijmë”.

“Sa i përket rëndësisë, kjo duhet trajtuar me urgjencë. Nuk duhet të matemi me përpjekjet që bëjmë, por me suksesin që arrijmë. Në këtë kuptim, çështja është më e rëndësishme dhe urgjente, por Kushtetuesja na ka dhënë një periudhë kohe që na lejon jo vetëm të veprojmë shpejt, por edhe të shmangim gabimet në mënyrën se si arrijmë aty ku duhet”, përfundoi kryeministri.

Kurse i pyetur nëse do të tërhiqen nga kandidimi i emrave të mëparshëm si Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, Kurti deklaroi se këta emra i kishin propozuar në natën kur pritej veçse t’i jepet zgjidhej çështjes.

“Emrin e zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Diasporës e kemi dhënë më pak se 30 orë para mesnatës dhe atë të Mulhaxhës po ashtu.Kemi pritur pra deri në orët e fundit, s’kemi hequr dorë duke pritur nga një mundësi për një marrëveshje me opozitën.Tash mua më nevojiten konsultimet e brendshme se çka duhet të bëjmë përpara”,tha Kurti, shkruan lajmi.net.

Ai shtoi se “Në njërën anë kemi parasysh intersat politike, por janë edhe kufizimet juridike e ligjore.Të shohim ca është e mundur të bëjmë për të ecur përpara”.

“Besoj se kjo do shihet në konsultimet eb rendhsme që do kem sot e nesër e pjërsisht nga takimet që do zhvilloje takim me kryetarët e partive opozitare”.

Kurse paraprakisht Kurti tha se “Unë jam kthyer mbrëmë nga Parisi ku kishim një takim shumë përmbajtjesorë rreth 2 orësh me Macron dhe është mbështetës i madh i integrimit evropian të Kosovës.Nuk e kisha kohën e mjaftueshme që t’i bëj konsultime te brendshme për takimet e ardhshme. Padyshim se do të bëjë ftesa për takime për kryetarët e partive opozitare në mënyrë që të shohim se cilat janë rrugët që të arrijmë numrin prej së paku 80 deputetëve”,deklaroi Kurti.

Ai tha se në sallë do të duhej që të ishin së paku 5 deputetë, që të arrihej të zgjidhej presidenti.

“Nuk besoj se është mirë që të jemi veç 80 apo 81, duhet të jemi rreth 85 që të jemi të sigurtë që të zgjedhim presidentin e për këtë do të bëjë edhe ftesa e do të zhvillojmë edhe takime, por cfarë ofertash e kërkesash do të ketë në ato takime duhet të presim që të ndodhin ato takime”,shtoi Kurti. /Lajmi.net/