Albin Kurti i arsyetohet dhe i lutet Lumir Abdixhikut për takim- përmendet edhe mundësia e koalicionit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje për herë të tretë radhazi e ka ftuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për t’u takuar. Në fakt kësaj radhë në letrën e dërguar nga Kurti atij i është shpaluar edhe një kërkesë për koalicion në mes VV-së dhe LDK-së. Ndër të tjera ai shkroi se “Unë s’kam…

Lajme
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje për herë të tretë radhazi e ka ftuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për t’u takuar.
Në fakt kësaj radhë në letrën e dërguar nga Kurti atij i është shpaluar edhe një kërkesë për koalicion në mes VV-së dhe LDK-së.
Ndër të tjera ai shkroi se “Unë s’kam pasur problem me juve”.
Përpos kësaj gjatë gjithë letrës, Kurti i është arsyetuar Abdixhikut për qasjen ndaj tij dhe LDK-së.
“Mospajtimet e diferencat që mund të ketë LDK me LVV sot nuk janë më të mëdha se sa që LKD i kishte para koalicioneve të mëhershme kur i bëri ato. Plus në vitin 2020 ne bashkë kemi qenë kolegë në Kurti 1, kur unë nuk kam pasur probleme me juve, por me disa të tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK”, tha Kurti.
Kurti po ashtu i tha Abdixhikut se është i bindur që votuesit e LDK-së sot e preferojnë më së shumti koalicionin me Vetëvendosje.
Para kësaj letre, Kurti i pati shkruar Abdixhikut disa herë radhazi për ta ftuar në takim por nga Abdixhiku dhe nga LDK-ja nuk ka pasur përgjigje pozitive kundrejt kësaj thirrje.
Mbetet të shihet tani nëse LDK-ja do të pranojë të diskutojë me Kurtin për koalicion të mundshëm./Lajmi.net/