Albin Krasniqi e Drilon Islami nuk janë në bisedime me Dritën, e konfirmon agjenti i tyre
Sot në media është raportuar se dy futbollistët e Prishtinës, Albin Krasniqi e Drilon Islami janë në bisedime me kampionin e Kosovës, FC Dritën. Në lidhje me këto raportime, lajmi.net ka kontaktuar me agjentin e dy lojtarëve, Fisnik Kërçeli. Në një përgjigje të shkurtër, ai ka mohuar këto raportime në media. Prishtina do të jetë…

Sport
Sot në media është raportuar se dy futbollistët e Prishtinës, Albin Krasniqi e Drilon Islami janë në bisedime me kampionin e Kosovës, FC Dritën.
Në lidhje me këto raportime, lajmi.net ka kontaktuar me agjentin e dy lojtarëve, Fisnik Kërçeli.
Në një përgjigje të shkurtër, ai ka mohuar këto raportime në media.
Prishtina do të jetë pjesë e kualifikimeve në Evropa Ligë dhe dyshja Krasniqi e Islami shihen tejet të rëndësishëm tek ekipi nga kryeqytetit, sidomos tash nën udhëheqjen e Arsim Thaçi./lajmi.net/