Alberti nxjerr publikisht të palarat që Geti i bën brenda ‘BabaStars’

Grupi më i suksesshëm ‘BabaStars’ janë duke u përballur me një krizë brenda tyre.

ShowBiz

06/11/2017 21:25

Labeli BabaStars njihet si shumë i suksesshëm por jo të gjithë janë të kënaqur me punën që Geti e bën brenda këtij grupi, shkruan lajmi.net

Ishte Albert Krasniqi ai i cili nxorri të palarat brenda ‘BabaStars’ të cilat sipas tij Geti dhe njëri prej menaxherëve, Dekori po i bëjnë padrejtësisht brenda grupit.

Sipas tij Ghetto Geasy po u lë hapsirë të datave për koncerte veç Majkit dhe interesimi ndaj Cozman dhe Skivit është shumë i vogël.

Madje sipas tij Onati është harruar nga ta edhe që ekziston si anëtar i tyre.

Alberti është njohur si menaxheri i reperëve, Cozman  dhe Skivi mirëpo nëpërmjet publikimit të këtyre fjalëve që ia ka shkruar Getit në Viber lë të kuptojmë se mundësia e largimit të tij nga BabaStars është shumë e mundur.

”Arsyeja që jom jasht BS Monpol’ ka shkruar Alberti mbi foton të cilën e ka shpërndarë në rrjete sociale./Lajmi.net/