Albert Krasniqi varroset sot në ora 15:00

Albert Krasniqi humbi jetën mbrëmë në orët e pasdites pas një goditje me armë zjarri që mori nga babai i tij, Skender Krasniqi.

Lajme

28/01/2021 10:47

Të pikëlluar nga kjo ngjarje, familjarët kanë bërë të ditur se varrimi i Albert Krasniqit do të bëhet sot në ora 15:00, në varrezat e Prishtinës.

“Familjarë, miq e dashamir, ju njoftojmë se varrimi i nipit tem, Albert Krasniqi bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e axhës së Albert Krasniqit.

Rasti i mbrëmshëm që ndodhi në rrugën ‘Ndue Perlleshi’ në kryeqytet ishte një rast tejet i ndjeshëm derisa motivet që çuan deri në tragjedi nuk janë bërë ende të ditura.

Nga Policia e Kosovës u bë e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri , një gëzhojë dhe një predhë.

Pas ngjarjes tragjike ishte vetë Skender Krasniqi që telefonoi policinë dhe i njoftoi ata për ndodhinë.

Pas kësaj biznesmeni u arrestua dhe u dërgua në paraburgim për 24 orë./Lajmi.net/