Albert Kinolli thotë se do ta votojë qeverinë e re më 15 prill: Besoj që shumica e minoritarëve do të bëhen bashkë për këtë

Kryetari i Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli duket se është bindur për ta votuar një qeveri të re, të udhëhequr nga Albin Kurti. Ai tha në Frontal në T7 se i takon Kurtit “ta formojë qeverinë”, ndërsa foli për rolin që tha se duhet ta ketë partia e tij në këtë…

Lajme

07/04/2025 17:51

Kryetari i Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli duket se është bindur për ta votuar një qeveri të re, të udhëhequr nga Albin Kurti.

Ai tha në Frontal në T7 se i takon Kurtit “ta formojë qeverinë”, ndërsa foli për rolin që tha se duhet ta ketë partia e tij në këtë drejtim.

“Duhet t’i krijojmë institucionet e reja”, tha Kinolli.

Ai tha se beson që shumica e përfaqësuesve minoritarë do të bëhen bashkë për formimin e qeverisë së re më 15 prill.

Më 15 prill, kur është caktuar të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit, Kurti pret që të votohet edhe qeveria e re.