Alberie Hadërgjonaj publikon këngën e re, vjen atraktive në klip

Ka ditë që këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka paralajmëruar projektin e ri.

ShowBiz

07/12/2018 16:31

Albërie Hadërgjonaj sapo ka publikuar projektin e tij më të ri me titull “1 Shans”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja kësaj radhe vjen në duet me artistin Fatmir Sufa, ndërsa kënga është plot me ritëm.

Për tekstin janë përkujdesur Gussi dhe Fatmir Sufa, muzikën e ka bërë Alban Furtuna, kurse për videoklipin u kujdes “Max Production”.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re nga Albërie Hadërgjonaj dhe Fatmir Sufa. /Lajmi.net/

YouTube player