Albërie Hadërgjonaj e ftuar në ndejën e organizuar nga Kylie Jenner, publikon foto me të
Albërie Hadërgjonaj dhe vajza e saj Anxhelina, mbrëmë kanë festuar pranë emrave të njohur.

ShowBiz
Albërie Hadërgjonaj ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga ndeja e mbrëmshme që u organizua për ditëlindjen e grimerit, Ariel Tejada, shkruan lajmi.net.
Kjo ndejë ishte organizuar nga Kylie Jenner, e cila i kishte ftuar edhe Anxhelinën dhe Albërien.
Këngëtarja ka publikuar së fundi një fotografi, në të cilën shfaqet me Arielin, Anxhelinën, Kylien dhe të ftuarit e tjerë në ndejë.
“Nata e kaluar ishte zjarr. Urime ditëlindjen Ariel. Faleminderit Kylie Jenner që na ftove. Ju dua të gjithëve shumë. E lumtur që ju pash të gjithëve❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️Çdonjëri këtu e bëri ditën e tij shumë speciale!”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/ByGCxWHlayA/