Albani i pikëlluar për vdekjen e aktorit Ljarja: Humbje e madhe për kombin tonë

Alban Skënderaj ka shkruar fjalë prekëse pas humbjes së aktorit Rikard Ljarja.

ShowBiz

21/04/2020 17:01

Aktori i njohur shqiptar Rikard Ljarja ndërroi jetë mbrëmë në moshën 77 vjeçare, shkruan lajmi.net.

Vdekja e këtij aktori është humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, andaj emra të njohur si nga arti ashtu edhe nga politika, kanë shkruar mesazhe ngushëlluese për të.

Këngëtari Alban Skënderaj, thotë se Ljarja ishte ikonë e kinematografisë shqiptare dhe se humbja e tij është humbje e madhe për kombin.

“Prehu ne paqe Rikard Ljarja. Nje ikone e kinematografise shqiptare dhe nje humbje per kombin tone. Ngushellime te sinqerta familjes’, shkruan ai. /Lajmi.net/