Alban Skënderaj i emocionuar pas koncertit të mbrëmshëm: Jam pa fjalë

Alban Skënderaj mbrëmë mbajti koncert në Prishtinë.

ShowBiz

20/06/2019 20:56

Alban Skënderaj mbrëmë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë,  ka mbajtur koncertin “Hapësirë e një ëndrre”, shkruan lajmi.net.

Këngëtari ka dhuruar performancë mahnitëse për publikun që kishin shkuar për ta dëgjuar atë.

Pas koncertit, ai ka publikuar disa video, ndërsa shprehet i emocionuar për dashurinë që publiku ia dhuroi në atë koncert.

“Mbremja e djeshme ishte deshmia se dashuria gjithmone triumfon, se arti eshte pasuria me e madhe qe kemi!
U punua kaq shume per kete koncert por nuk eshte asgje para asaj qe ju me dhuruat mbreme. Jam realisht pa fjale! Ju jam pergjithmone mirenjohes! Faleminderit Prishtine, faleminderit Kosove, faleminderit te gjitheve ??❤️”, ka shkruar Albani. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/By8L5yNAcN-/