Alban Ramosaj në kampanjën e re të “Dolce & Gabbana”

Marka e njohur botërore, "Dolce & Gabbana" ka realizuar kampanjën e re për koleksionin pranver-verë.

ShowBiz

18/12/2017 13:26

Pjesë e kësaj kampanje ishin edhe disa shqiptar, të cilët pozuan për këtë markë, shkruan lajmi.net.

Këngëtari Alban Ramosaj është njëri nga aristët që mori pjesë në reklamën e koleksionit të “Dolce & Gabbana”.

Ai u shpreh i lumtur për mundësinë që iu dha të jetë pjesë e kësaj reklame, në fotografitë që ndau me ndjekësit në rrjete sociale ai shkroi disa fjalë.

Duke bërë të ditur që fotografitë për këtë koleksion janë shkrepur nga Endrit Mertiri, Albani shkroi “Shumë i lumtur, i fascinuar dhe mirënjohës të jem pjesë e Koleksionit Pranverë-Verë 2018 të @dolcegabbana #DGMen#DGFamily #DGWomen fotografitë nga një dhe i vetmi @endritmertiri“.

Përveç tij, pjesë e kësaj kampanje ishin: Alesia Noka, Meg Luka, David dhe Livia Prifti. /Lajmi.net/