Alban Mehmeti lanson këngën “Kosovare”
Edhe Albani erdhi me këngë të re.

ShowBiz
Alban Mehmeti është rikthyer me projekt të ri muzikor, kësaj radhe sjell këngë plot me ritëm, shkruan lajmi.net.
Kënga e re e Albanit titullohet “Kosovare” dhe vjen pikërisht në prag të festave të fundvitit.
Tekstin dhe muzikën e këtij projekti e punoi Kreshnik Avdiu, ndërsa për orkestrimin është kujdesur Labinot Mezini.

Kënga “Kosovare” vjen pak ditë pas publikimit të potpurisë që Alban Mehmeti e solli me Kaltrina Selimin. /Lajmi.net/