Alban Lumi thumbon analistët: Përdorin fjalët “q*rra q*rra” – ka trajnerë që thonë se janë baba, por kampion është dikush tjetër

Gazetari shumëvjeçar i sportit në Kosovë, Alban Lumi në një intervistë për lajmi.net ka folur gjerë e gjatë për disa tema. Mes tjerash, Lumi duke folur për debatet e nxehta në emisionet sportive në vend, thumboi analistët, për deklaratat e disa prej tyre. “Kemi disa analist që e dalin në televizion me një fjalor të…

Sport

15/12/2023 12:59

Gazetari shumëvjeçar i sportit në Kosovë, Alban Lumi në një intervistë për lajmi.net ka folur gjerë e gjatë për disa tema.

Mes tjerash, Lumi duke folur për debatet e nxehta në emisionet sportive në vend, thumboi analistët, për deklaratat e disa prej tyre.

“Kemi disa analist që e dalin në televizion me një fjalor të tillë, duke përmend fjalë të ndyta, fyejnë e shajnë me nënë. Ofendojnë të tjerët, me fjalët që unë s’dua t’i përmend, por pasi po insistoni, fjalët ‘q*rra q*rra’, mirë o zotëri por kush je ti” – ka thënë Lumi ndër tjerash për lajmi.net.

“Ne kemi parë trajner që thonë se janë baba, por kampion është dikush tjetër”, shtoi ai.

Intervistën e plotë të Alban Lumit dhënë për lajmi.net mund ta ndiqni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/