Alban Beqiri vuan nga leukemia, ka nevojë për ndihmën tonë

Alban Beqiri, 23 vjeçari nga fshati Baks, komuna e Skenderajt vuan nga leukemia akute – sëmundje e cila duhet trajtuar në Turqi dhe kushton 200 mijë euro.

Lajme

06/03/2017 14:21

Kjo shumë është e papërballueshme për familjen Beqiri. Bëhet e ditur se deri më tani janë siguruar vetëm 30 mijë euro, të cilat i ka dhënë Ministria e Shëndetësisë, prandaj Alban Beqiri ka nevojë për ndihmën tonë.

Paratë mund t’i dërgoni në këtë xhirollogari: 1503050001617159, në bankën Raiffeisen.

Po ashtu Albanin mund ta ndihmoni duke dërguar sms në operatorin Vala, në numër: 55552, me tekst: Alban, dhe kështu do ta dhuroni 1 euro.

Familjarët e Albanit, mund t’i kontaktoni në këtë numër të telefonit: 049-429-459.