Alba ‘përforcon’ Barcelonën kundër PSG-s
Jordi Alba është rikuperuar nga lëndimi dhe do të jetë në dispozicion të Barcelonës për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.
Sport
Barcelona ka rikuperuar një futbollist të rëndësishëm.
Mbrojtësi i majtë Jordi Alba ka sanuar lëndimin që pësoi më 27 mars në paraqitje me Spanjën kundër Ukrainës, dhe ka zhvilluar të plotë seancën e sotme stërvitore.
Trajneri Luis Enrique nuk pritet ta rrezikojë në takimin kundër Sevillas të shtunën në La Ligë.
Por, Alba do të luajë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.