Alarmon Kadrijaj: Avni Deharin e dirigjojnë me SMS gjatë seancave

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Avni Dehari, kryesuesi i seancës konstituive, nuk mund të marrë vendime të tija pa pasë ndonjë interferim nga pjesëtarë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo ka pohuar se Deharit i shkruajnë SMS, por edhe i thonë me zë në sallën plenare që t’ua ndalë fjalën deputetëve të…

Lajme

09/07/2025 18:49

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Avni Dehari, kryesuesi i seancës konstituive, nuk mund të marrë vendime të tija pa pasë ndonjë interferim nga pjesëtarë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka pohuar se Deharit i shkruajnë SMS, por edhe i thonë me zë në sallën plenare që t’ua ndalë fjalën deputetëve të partive të tjera, kur e kanë të drejtën të flasin, sipas saj.

“Po e shfrytëzojnë maksimalisht, ndonjëherë edhe ndjej keqardhje për të. E dirigjojnë me mesazhe, ai nuk mundet asgjë të veprojë, por po e dirigjojnë edhe me zëra po i thonë ndale, ndale. Ende pa filluar ne të flasim ata i thonë ndalja fjalën”.

“Dëgjohen deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që dëgjohen prej ulëseve duke thënë ndale, ndale dëgjohen me zëra të lartë. Ata po mendojnë se ne deputetët e të tjera partive kemi të drejtë të themi vetëm emrin për propozim”, ka thënë Kadrijaj në Klankosova.