Alarmon AGK se padia e Blinera Osmanit cilësohet si përpjekje për presion ndaj mediave
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim serioz lidhur me padinë e ushtruar nga Blinera Osmani ndaj disa mediave online dhe gazetarëve, për raportimet mbi mënyrën e pajisjes së saj me licencë të avokatisë. Sipas AGK-së, pas analizimit të rastit, “kjo padi përmban elemente të qarta të një Padie Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP)”,…
Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim serioz lidhur me padinë e ushtruar nga Blinera Osmani ndaj disa mediave online dhe gazetarëve, për raportimet mbi mënyrën e pajisjes së saj me licencë të avokatisë.
Sipas AGK-së, pas analizimit të rastit, “kjo padi përmban elemente të qarta të një Padie Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP)”, duke e cilësuar atë si përpjekje për të ndikuar në punën e mediave, transmeton lajmi.net.
Padia lidhet me një hulumtim të publikuar nga Nacionale dhe gazetari Oqean Dermaku, ku pretendohet se Osmani është pajisur me licencë pa një dokument të kërkuar ligjërisht. Ky raportim është shpërndarë edhe nga media të tjera dhe gazetarë, transmeton lajmi.net.
AGK thekson se “kjo padi paraqet një përpjekje të qartë për të penalizuar, frikësuar dhe dekurajuar mediat dhe gazetarët” për raportimet mbi çështje me interes publik, duke shtuar se ajo “prodhon efekt intimidues ndaj gazetarisë hulumtuese”.
Organizata ka bërë të ditur se do ta monitorojë rastin në gjykatë dhe ka shprehur besim në institucionet e drejtësisë, duke përmendur edhe rëndësinë e trajtimit prioritar të rasteve që lidhen me gazetarët dhe lirinë e medias./lajmi.net/