Alarmohet Policia në Pejë, vendoset mjet shpërthyes dhe një letër në derën e një objekti banimi
Një rast kanosjeje është raportuar mbrëmjen e 25 qershorit në Pejë, ku në rrethana ende të panjohura është vendosur një mjet shpërthyes së bashku me një letër me përmbajtje kërcënuese në derën e një objekti banimi. Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:43, ndërsa menjëherë pas raportimit është siguruar vendi i ngjarjes nga njësitë…
Lajme
Një rast kanosjeje është raportuar mbrëmjen e 25 qershorit në Pejë, ku në rrethana ende të panjohura është vendosur një mjet shpërthyes së bashku me një letër me përmbajtje kërcënuese në derën e një objekti banimi.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:43, ndërsa menjëherë pas raportimit është siguruar vendi i ngjarjes nga njësitë policore, transmeton lajmi.net.
Në vendngjarje ka intervenuar edhe njësia për deminim e Policisë së Kosovës, e cila ka bërë largimin e mjetit të dyshuar eksploziv.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
Raporti i plotë:
KANOSJE
Pejë / 25.06.2026 – 23:43.Raportohet se është vendosur një mjetë shpërthyes dhe një letër me përmbajtje kërcënuese në derën e një objekti banimi. Është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e PK-së ka bërë largimin e mjetit eksplodues. Rasti është duke u hetuar. /lajmi.net/