Alarmi për bombë del të jetë sërish i rrejshëm: Kthehet normaliteti në Stacionin e Autobusëve
Ka dalë të jetë alarm i rrejshëm edhe telefonata e tretë që Policia e Kosovës mori për një bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Lajme
Siç shihet nga kamerat “LIVE” gjendja në Stacion tanimë është normalizuar dhe qytetarët janë kthyer, e po ashtu edhe autobusët, shkruan lajmi.net.
Në pamje shihet edhe momenti kur Njësitë e Policisë dalin nga Stacioni i Autobusëve.
Nga Policia e Kosovës ndërkaq ende nuk kanë dhënë detaje në lidhje me rezultatin e kërkimeve të sotme./Lajmi.net/