Alarm për bombë në metronë e Londrës (Video)

Një alarm për bombë është dhënë mëngjesin e sotëm në Londër. Stacioni i metrosë “Golders Green Tube” që gjendet në veri të kryeqytetit anglez është evakuuar.

Bota

25/07/2016 10:45

Shkak është bërë gjetja e një makine të braktisur.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 08:00 të mëngjesit kanë marrë një telefonatë për një makinë të braktisur që ndodhej pranë metrosë.

Stacioni është mbyllur dhe njerëzit janë evakuuar nga policia që ka nisur hetimet për ngjarjen.