Alarm për bombë në Kuvend – Kurti largohet dhe kthehet në zyrën e tij në Qeveri

Një alarm për bombë është dhënë sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke shkaktuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit parlamentar. Menjëherë pas marrjes së informacionit, autoritetet kanë evakuuar sallat e Kuvendit dhe kanë nisur kontrollet për siguri. Kurti bashkë me truprojat e tij dhe ekipin është kthyer në zyren e tij në…

Lajme

05/07/2025 11:26

Një alarm për bombë është dhënë sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke shkaktuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit parlamentar.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, autoritetet kanë evakuuar sallat e Kuvendit dhe kanë nisur kontrollet për siguri.

Kurti bashkë me truprojat e tij dhe ekipin është kthyer në zyren e tij në qeveri.

Në momentin e incidentit, në Kuvend ndodheshin deputetë dhe zyrtarë të lartë institucionalë, përfshirë edhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti./Lajmi.net/