Alarm i rrejshëm – Nuk gjendet asnjë mjet i dyshimtë në veturën e parkuar tek pompa e derivateve “Kastrati”
Tashmë është bërë e ditur se nuk është gjetur asnjë mjet i dyshimtë në veturën e parkuar në prakingun e pompës së derivateve “Kastrati” në Fushë Kosovë. Policia kanë bërë të ditur për Lajmi.net se dyshimet për mjetin shpërthyes në veturë ishin të rreme. “Pas përfundimit të të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe…

Lajme
Tashmë është bërë e ditur se nuk është gjetur asnjë mjet i dyshimtë në veturën e parkuar në prakingun e pompës së derivateve “Kastrati” në Fushë Kosovë.
Policia kanë bërë të ditur për Lajmi.net se dyshimet për mjetin shpërthyes në veturë ishin të rreme.
“Pas përfundimit të të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetë asgjë dyshimtë”, tha Ahmeti për lajmi.net.
Pas kontrolleve të detajuar nga njësiti i Policisë rezultoi se raportimit për mjetin e dyshimtë të jetë alarm i rrejshëm./Lajmi.net/