Alarm i ‘kuq’ për Milanin: Ibrahimovic mund të dënohet me tre vite pezullim nga futbolli

Zlatan Ibrahimovic rrezikon të gjobitet apo edhe të suspendohet nga FIFA dhe UEFA nëse rezulton se kompania e tij aksionare zotëron 10% të një agjencie bastesh.

Sport

14/04/2021 16:39

Sipas rregullave të FIFA dhe UEFA, është e ndaluar që lojtarët të kenë interes financiar në kompanitë e basteve, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Aftonbladet raporton se kompania aksionare e Ibrahimovicit ‘Unknown AB’ zotëron 10% të agjencisë së basteve Bethard.com.

Drejtori ekzekutiv i Bethard, Erik Skarp, ka konfirmuar për Sportbladet se sulmuesi ende zotëron aksione te Bethard Gameday Group PLC.

39-vjeçari mund të marrë një gjobë prej 100 milion eurosh ose të pezullohet nga aktiviteti i lidhur me futbollin për një maksimum prej tre viteve.

“Ne nuk e kemi diskutuar atë me Zlatan. Unë nuk mendoj për sanksione të mundshme, por unë do të doja pak më shumë qartësi nga FIFA në lidhje me rregulloret e saj sepse ka paqartësi se si ato duhet të interpretohen,” ka thënë sekretari i përgjithshëm i federatës suedeze të futbollit Hakan Sjostrand për Sportbladet.

Ibrahimovic është pranë arritjes së marrëveshje për zgjatje të kontratës, edhe një vit tjetër, me Rossonerët./Lajmi.net/