Alan Shearer: Po të ishte Kane te Man City, do të shënonte aq sa Haaland tani

Alan Shearer ka folur me lëvdata për sulmuesin e Tottenham Hotspur, Harry Kane. Sipas tij, nëse anglezi do të luante për Manchester Cityn, do të shënonte numrin e njëjtë të golave sikurse Erling Haaland. Haaland është duke kaluar në një formë fantastike me “Qytetarët” duke pasur një mesatare afro dy gola për ndeshje. Për nëntë…

Sport

13/10/2022 16:31

Alan Shearer ka folur me lëvdata për sulmuesin e Tottenham Hotspur, Harry Kane.

Sipas tij, nëse anglezi do të luante për Manchester Cityn, do të shënonte numrin e njëjtë të golave sikurse Erling Haaland.

Haaland është duke kaluar në një formë fantastike me “Qytetarët” duke pasur një mesatare afro dy gola për ndeshje.

Për nëntë sfida, norvegjezi ka arritur të shënojë hiç më pak se 15 herë në Premier League.

Gjithsesi, për Shearer, kjo ecuri mund të ishte shënuar edhe nga Kane, por është skuadra ajo që duket se po e pengon në shfaqjen e potencialit maksimal sulmues.

“Nëse Kane do të luante te City, do të shënonte të njëjtin numër golash sikurse Haaland”, u shpreh shkurtazi Shearer.

Siç dihet, Shearer është një prej lojtarëve më të dalluar, që ka luajtur ndonjëherë në Premier League. /Lajmi.net/