Alaba zyrtarizohet sot te Real Madrid, zbulohen detaje të kontratës

Sot është dita kur David Alaba pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i Real Madrid.

Sport

28/05/2021 11:34

David Alaba pritet që gjatë ditës së sotme të zyrtarizohet nga Real Madrid, me 5 vite kontratë, përcjell lajmi.net.

Gazetari i Sky Sports, Max Bielefeld, i ka uruar gjithë të mirat austriakut përmes një postimi në llogarinë e tij në twitter, duke konfirmuar se sot ai zyrtarizohet si lojtar i ri i “Los Blancos”.

Alaba ka qenë pikë diskutimi në muajt e fundit, pasi kishte shumë klube të interesuara për lojtarin, por paga e tij prej 12 milionë eurove në vit ishte diçka që vetëm Real Madrid mund të ofronte.

Real Madrid doli fituese në fund dhe tani do të nënshkruajë 5 vite me lojtarin, i cili pritet të luajë në qendër të mbrojtjes./Lajmi.net/