Alaba prezantohet si lojtar i Realit, do ta bartë numrin e Ramosit

David Alaba e ka filluar aventurën e tij tek Real Madridi.

Sport

21/07/2021 12:40

David Alaba është prezantuar edhe zyrtarisht si lojtar i Real Madridit pas transferimit të tij me parametër zero nga Bayern Munchen.

Në imazhet e para, ai u prezantua përkrah presitendit, Fiorentino Perez, ku u publikua edhe numri i tij i ri i fanellës, transmeton lajmi.net.

Alaba do ta bartë numrin 4, numër i cili u mbajt nga Sergio Ramos për më shumë se 12 vite tek “Los Blancos”.

Austriaku është transferimi i parë i Realit këtë afat kalimtar veror./Lajmi.net/