Alaba dhe Casemiro në dyshime për ndeshjen ndaj Manchester City
David Alaba dhe Casemiro janë në dyshim për ndeshjen ndaj Manchester City.
Sport
Real Madridi do të udhëtojë në ‘Etihad’ për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve.
Siç njofton ‘AS’ Alaba dhe Casemiro janë në dyshime për ndeshjen e së martës, transmeton lajmi.net.
Austriaku u lëndua në ndeshjen e xhiros 33 në La Liga, ndaj Osasunës, ndërsa braziliani pas ndeshjes ka ndjerë një shqetësim.
Nesër të dy do t`i nënshtrohen testeve mjekësore për të kuptuar se sa gjatë do të mungojnë.
Manchester City do të jetë nikoqir i Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, më 26 prill, me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/