Al-Khelaifi: Jemi shumë të lumtur me Pochettinon, nuk kemi kontaktuar Zidanen

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka folur për mundësinë e largimit të Mauricio Pochettinos dhe zëvendësimin me Zinedine Zidane.

Sport

29/11/2021 20:15

Pochettino është i lidhur me stolin e Man Unitedit në fillimin e sezonit të ri, derisa është raportuar që Zidane do jetë pasuesi, transmeton lajmi.net.

Por, Al-Khelaifi ka mohuar kontaktet me teknikun francez, ndërsa e cilësoi si top trajner.

“Mauricio Pochettino është këtu në Paris dhe jemi shumë të lumtur me të. Nuk me pëlqejnë spekulimet, nuk janë të vërteta. S’kemi kontakt me Zidane, është top trajner”, tha ai.

Ndërkohë, ka mbetur edhe pak derisa të nis ceremonia për Topin e Artë./Lajmi.net/