Al Jazeera Balkans: SHBA zëvendëson Kasanof me Hyland – diplomatja kishte shërbyer në Kosovë si zv.ambasadore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të zëvendësojnë Alexandru Sashi Kasanof, i cili është Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, me Colleen Hyland, e cila është drejtoreshë aktuale e Zyrës për Evropën Jugperëndimore, raporton Al jazeera Balkans. Hyland është një diplomate me përvojë në karrierë, e cila ka punuar në misionet diplomatike të…

Lajme

14/03/2025 18:36

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të zëvendësojnë Alexandru Sashi Kasanof, i cili është Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, me Colleen Hyland, e cila është drejtoreshë aktuale e Zyrës për Evropën Jugperëndimore, raporton Al jazeera Balkans.

Hyland është një diplomate me përvojë në karrierë, e cila ka punuar në misionet diplomatike të SHBA-së në Bagdad, Kabul dhe Prishtinë.

Në Kosovë, ajo ka shërbyer si zëvendësambasadore nga viti 2016 deri në vitin 2019.