Akuzat ndaj Trump, avokatët e tij thonë se s’bëri asgjë të gabuar

19:31 | 25 Janar 2020

Avokatët e Donald Trump sot janë duke mbrojtur të parin e Shtëpisë së Bardhë në akuzat që ia parashtroi Senati.

Ata thanë se ai nuk bëri asgjë të keqe kur i kërkoi Ukrainës të hetojë një rival politik si Joe Biden.

Ata akuzuan prokurorët demokratë se kishin lënë jashtë provat kryesore kur paraqitën rastin e tyre.

Avokatët e presidentit po bëjnë presion në Dhomën e udhëhequr nga republikanët për lirimin e tij nga akuzat që ai abuzoi me pushtetin e tij dhe pengoi Kongresin.

Ekipi ligjor i Trump planifikon një mbrojtje agresive që do të shpallë një pamje të gjerë të fuqive presidenciale dhe do ta portretizojë Trumpin si të rrethuar nga kundërshtarët që janë të vendosur për të prishur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2016 dhe për të siguruar humbjen e tij këtë nëntor.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Patrick Cipollone, ka mbrojtur sot Trumpin për dy orë me radhë.

Ai u tha senatorëve se do të ishte “një abuzim plotësisht i papërgjegjshëm i pushtetit” për të fajësuar Trumpin bazuar në pretendimet e Ukrainës duke akuzuar se me këtë po dëshirojnë që ai të humbë zgjedhjet e nëntorit.

“Lërini njerëzit të vendosin vetë. Kjo është ajo që donin themeluesit”.

Ekipi mbrojtës i Presidentit Donald Trump do të rifillojë argumentet e tij të hënën pasdite.