Akuzat e Bellanicës ndaj Bashës shkaktojnë debat në Kosovë

Dëshmitë e qytetarëve e ish anëtarëve të UCK-së lidhur me angazhimin e Lulzim Bashës brenda UNMIK, janë përcjell me debat edhe nga studiot televizive në Kosovë.

Lajme

21/11/2020 23:57

Megjithëkëtë ndryshe nga debatet në Shqipëri, këto dëshmi në Kosovë janë thënë disa herë që nga paslufta.

Përveç Bellanicës së ishte deklaruar disa herë për dorëzimin e kasetës tek Basha, e ish ushtarët e UCK-së që kishin ngritur shqetësimet përmes komunikatave për media për rolin e tij në ngritjen e aktakuzave ndaj ish komandantëve të UCK-së, edhe ish deputeti Latif Gashi megjithëse jo publikisht, kishte folur për praninë sjelljen arrogante të Bashës në shtëpinë e tij.

Se roli i Bashës në UNMIK nuk ishte vetëm përkthyes por edhe hetues, thonë të kenë qenë në dijeni shumë më herët edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UCK-së.

Kurse, gazetari dhe ish deputeti Milaim Zeka akuzon kreun PD-së se ka mbledhur fakte për krime që pretendohej të ishin kryer nga UÇK-ja gjate luftës.

Derisa për rolin e Bashës në UNMIK nga studiot kosovare u pyet edhe Sali Berisha.