Akullore shtëpie me biskota dhe luleshtrydhe
Dëshironi për t’u freskuar?
Lifestyle
Provoni të bëni vetë një akullore me shije biskotash dhe luleshtrydhesh. Është shumë e thjeshtë. Hapat i gjeni në videorecetën më poshtë:
Përbërësit:
- 400 ml pana ëmbëlsirë
- 100 g qumësht i kondensuar
- 150 g biskota
- 250 g luleshtrydhe
Rrahim panen me qumështin e kondensuar, shtojmë luleshtrydhet e prera dhe biskotat e thërrmuara. I përziejmë mirë dhe e vendosim në një tas në frigorifer te ngrirja për 5-6 orë. E shërbejmë me copa biskote dhe luleshtrydhe.