Aktvendimi i Gjykatës Komerciale – OEK kundër ZRrE-së: Ndërpriteni daljen e dhunshme të bizneseve në tregun e lirë – veproni me profesionalizëm

Tensionet mes bizneseve dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) po rriten, pasi një tjetër aktvendim gjyqësor ka pezulluar vendimin e shumëpërfolur të ZRrE-së për daljen e detyruar të bizneseve në tregun e lirë të energjisë. Vendimi i fundit është nxjerrë nga Gjykata Komerciale në Prishtinë, pas padisë së iniciuar nga Shoqëria e Avokatëve “Sejdiu…

Lajme

04/07/2025 16:47

Tensionet mes bizneseve dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) po rriten, pasi një tjetër aktvendim gjyqësor ka pezulluar vendimin e shumëpërfolur të ZRrE-së për daljen e detyruar të bizneseve në tregun e lirë të energjisë. Vendimi i fundit është nxjerrë nga Gjykata Komerciale në Prishtinë, pas padisë së iniciuar nga Shoqëria e Avokatëve “Sejdiu & Qerkini”, në emër të një anëtari të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).

Ky zhvillim shihet nga OEK si një dëshmi e qartë se vendimi i ZRrE-së është jo vetëm i diskutueshëm në aspektin ligjor, por edhe i dëmshëm për ekonominë e vendit. “Ky aktvendim duhet të shërbejë si argument i fortë për ZRrE-në që të rishqyrtojë tërësisht dhe të pezullojë vendimin për të gjitha bizneset, për të parandaluar dëmtimin e konkurrencës së lirë, biznesit, qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës,” thuhet në reagimin e OEK.

Oda Ekonomike i bën thirrje ZRrE-së që të lërë anash “emocionet”, dhe të veprojë me profesionalizëm e transparencë, duke anuluar vendimin që sipas tyre po i shtyn me forcë bizneset drejt një tregu të lirë ende të paqëndrueshëm dhe të rrezikshëm financiarisht për ta.

Kjo nuk është një çështje e izoluar. OEK njoftoi se të hënën pritet të publikohen edhe pesë aktvendime të tjera, të cilat gjithashtu kanë aprovuar kërkesat për pezullimin e vendimit të ZRrE-së – një sinjal alarmant për këtë institucion që po përballet me një valë të padive ligjore.

Oda Ekonomike e Kosovës ka theksuar përkushtimin e saj për të mbështetur fuqishëm bizneset e vendit, duke vazhduar me ngritjen e padive përmes bashkëpunëtorëve të saj ligjorë dhe zyrës së brendshme juridike.

Me këtë ritëm të zhvillimeve, presioni publik dhe ligjor ndaj ZRrE-së pritet të intensifikohet edhe më shumë në ditët në vijim.

Një tjetër aktvendim gjyqësor pezullon vendimin e ZRrE-së, OEK i bën thirrje pezullimit të vendimit për të gjitha…

Posted by Oda Ekonomike e Kosovës on Friday, July 4, 2025