Aktorja që e luan personazhin “Sebahati”, tregon për sfidat e këtij roli dhe kritikat
Aktorja e njohur Valire Zeneli, në një intervistë për lajmi.net ka folur për personazhin e shumë përfolur “Sebahatin”. Ajo në këtë rol personifikon një grua e cila jeton në Gjermani por që është me prejardhje shqiptare. Por e veçanta e këtij personazhi është se ka të shara të shumta nga ana e Sebahates. Aktorja që…

ShowBiz
Aktorja e njohur Valire Zeneli, në një intervistë për lajmi.net ka folur për personazhin e shumë përfolur “Sebahatin”.
Ajo në këtë rol personifikon një grua e cila jeton në Gjermani por që është me prejardhje shqiptare.
Por e veçanta e këtij personazhi është se ka të shara të shumta nga ana e Sebahates.
Aktorja që e luan këtë rol Valire Zeneli, ka thënë se i kanë pritur kritikat dhe është menduar gjatë se a duhet të shfaqet ai serial.
“Si karakter që është Sebahati, është kogja karakter i guximshëm, ky personazh është s’tërmendua a me u shfaq apo jo, e kemi ditë që në fillim ka me pasë tepër kritika”, ka thënë ajo.
Aktorja Zeneli tutje ka thënë se atë e pengon që njerëzit nuk e dallojnë personazhin me aktorin të cilin e luan atë e që janë totalisht karaktere të ndryshme.
“Ajo cka më pengon mua është ajo, që nuk dinë me dallu personazhin që ti e aktron me atë cka je në të vërtetë”, u shpreh ajo. /Lajmi.net/
Ndiqeni videon e plotë: