Aktorja kosovare heq të gjithë flokët për rolin në filmin ‘The Last Battle’ (FOTO)
Fillon të shfaqet në festivale filmi shqiptar me metrazh të shkurtër 'The Last Battle'.
ShowBiz
Ka filluar fazën e festivaleve filmi me metrazh të shkurtër ‘The Last Battle’ (Beteja e fundit).
Filmi flet për luftën me kancerin, ku tregohet për një nënë që lufton për djalin e saj 10 vjeçar për të përballuar këtë sëmundje, shkruan lajmi.net
Filmi kosovar është realizuar para dy vjetësh dhe ka në rolet kryesore aktorët si Xhejlane Tërbunja, Andi Bajgora , Bislim Muqaj, etj., ndërsa është me regji të Alban Zogjani, kostumet nga Valdete H Mustafa si dhe grimi nga Adelina Hasani.
Aktorja Xhejlane Tërbunja (e njohur për rolet e saj në emisionin ‘Vikendi’ ) luan rolin e nënës së djaloshit, ndërsa ajo për këtë rol ka hequr flokët. Ajo ka treguar se ka humbur vajzën e axhës nga kjo sëmundje, derisa ishte vetëm 9 vjeçare.
“Si aktore, heqja e flokëve ka qenë një gjest i vogël për solidarizim me të gjithë ata që përballen me leukeminë dhe kancerin”, ka treguar aktorja.
Xhejlanja ka fituar edhe çmimin si aktorja e mirë në rol dytësor në festivalin ndërkombëtar të filmit kundër kancerit, ‘Cancer Sucks Film Festival’.
Presim edhe shumë suksese tjera nga ky film!/lajmi.net




