Aktorja e “Grey’s Anatomy” rrihet nga i dashuri (FOTO)
Aktorja australiane nga seriali Grey’s Anatomy, Melissa George, është pranuar në spital të mërkurën në mëngjes pasi është sulmuar nga i dashuri i saj, Jean David Blanc.

ShowBiz
Të premten aktorja është parë duke dal nga stacioni i policisë në Paris, transmeton Klan Kosova.
Aktorja e cila ka edhe dy djem me të dashurin e saj, Jean David, të mërkurën ka shkuar në spital dhe kishte dhimbje në fytyrë.
“Në bazë të deklaratave të aktores ajo ishte sulmuar nga i dashuri i saj”, shkruar M6info.
Çifti për herë të parë u takuan në vitin 2011 në BAFTA dhe një vit më vonë filluan lidhjen.
Ata u bënë prindër të fëmijës së tyre të parë, Raphael në shkurt të vitit 2014 dhe pritën fëmijën e dytë, Solal, në nëntor të vitit të kaluar.