Në Tiranë aktori ndërpret shfaqjen përshkak të spektatorit që i binte telefoni
Në skenën e Teatrit Metropol në Tiranë është shfaqur “Rikonstruksioni i çiftit”.Shfaqja shënonte rikthimin pas shumë vitesh në skenë të aktorit të njohur Herion Mustafaraj.

ShowBiz
Shfaqja është e zhanrit komedi,por komedia e vërtetë ndodhi në sallë.Shfaqja është ndërprerë për shkak se njërit prej spektatorëve i binte në vijimësi celulari duke nervozuar aktorin Mustafaraj.
Herën e parë Mustafaraj ndërpreu aktrimin u kthye nga spektatori dhe pa gjatë në drejtim të tij, duke pritur derisa ai mbaroi bisedën.
Herën e dytë, Mustafaraj ka ndërprerë aktrimin dhe këtë herë i ka folur spektatorit në mënyrë të drejtpërdrejtë nga skena në sallë.
Me sa duket,të dy njiheshin,sepse fjalët e aktorit në drejtim të spektatorit ishin: “Ilir të lutem, të lutem, më lini të vazhdoj shfaqjen”
Spektatori Ilir,drejtues i një OJF-je me fokus jetimët,me sa duket i kishte lënë bisedat telefonike për t’i kryer në një sallë teatri.
“Rikonstruksionin e çiftit” Mustafaraj e sillte si një vazhdim për filmin “Rikonstruksioni” ku ishte protagonist 27 vite më parë.
Publiku e mban mend edhe në rolin e Benit në filmin Beni ecën vetë.(lajmi.net)