Aktori shqiptar i futet politikës, së shpejti kryetar partie

Florian Binaj është njëri ndër aktorët më të mirë shqiptar.

ShowBiz

22/03/2022 15:05

Florin mund ta shohim çdo javë në “Portokalli”, shkruan lajmi.net.

Por ka pak kohë prej kur ai është duke munguar në show-n humoristik “Portokalli”, ku edhe u bë i njohur.

“Do të mungoj edhe këtë të diel dhe nuk e di se sa. E para nuk ka lidhje me protestën,ka lidhje me diçka më të madhe për të cilën do t’ju flas në ditët në vazhdim”, është shprehur aktori pak ditë më parë.

Burime të Kryefjala.com kanë mësuar se aktorin shumë shpejt do ta shohim në skenën politike.

Ai pritet të krijojë një parti të re politike ku edhe do të jetë kryetar partie.

Ndryshe Flori ka marrë pjesë shpesh në protesta në kauza të ndryshme, ku edhe mesa duket se tani ka filluar të mendojë për të sjellë ndryshime në politikë dhe në karrierën e tij./Lajmi.net/