Aktori i njohur bëhet baba për herë të tretë (Foto)
Nick Lachey ka marr dhuratën më të mirë të Krishtlindjeve këtë vit.

ShowBiz
Këngëtari dhe aktori, bashkëshorti i Vanessa Minnillo 36 vjeçare është bërë babë i fëmijës së tretë të tyre. I vogli i tyre është quajtur Phoenix Robert Lachey. E për të dhënë këtë lajm të bukur, ku edhe e ka zbukuruar festën, në Instagram, Nick ka postuar një fotografi të gruas së tij e cila mban në dorë unazën e martesës prej diamanti, dhe dorën e të voglit, transmeton Dailymail, përcjell Kolona.info.
“Ne kemi një mrekulli në këtë Krishtlindje. Phoenix Robert Lachet, kemi vendosur të ndajmë me ju herët këtë lajm se ka lindur pikërisht në Krishtlindje. Mami,babi, Camden,Broklyn ju duam shumë”, ka shkruar ai. Ndryshe Nick ka qenë I martuar edhe me Jessica Simpson me të cilën nuk ka pasur fëmijë, ndërsa ajo është martuar me Eric Johnson me të cilin ka dy fëmijë Maxwell dhe Ace Knute.