Aktori i serisë të njohur ‘Breaking Bad’ Robert Forster ka vdekur në moshën 78 vjeçare

Ylli i njohur televiziv, e sidomos me aktrimin e tij në serinë "Breaking Bad", Robert Froster ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare.

ShowBiz

12/10/2019 12:36

Aktori legjendarë, i cili me aktrimin dhe rolet e tij ka fituar çmime të shumta Emmy, ka vdekur të premten nga kanceri në tru.

Robert kishte lindur në Nju Jork,, përderisa po studionte juridikun, ai filloi edhe të bënte trajnime për tu bërë aktor, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

Pasi fitoi një rol në Broadway, ai arriti të shfaqet në filmin e Jihn Huston, duke filluar kështu një karrierë të gjatë dhe të paharrueshme.

Ai kishte luajtur shumë role të ndryshme dhe të paharrueshme, duke përfshirë kështu: David Lynch’s Mulholland Drive dhe  Twin Peaks, Olympus Has Fallen, Like Mike, por ai më së miri u njoh për rolin i cili u nominua për Oskar,  Quentin Tarantino’s Jackie Brown. /Lajmi.net/