Aktori i njohur turk “Mehmet Kosova” po bëhet baba për herë të dytë

Aktori i njohur turk, Kenan İmirzalıoğlu dhe bashkëshortja e tij, Sinem Kobal kanë treguar se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

ShowBiz

05/12/2021 21:44

Dyshja e njohur para një viti u bënë prindër për herë të parë, duke u bekuar me një vajzë të cilën e pagëzaun me emrin Lalin.

Pas lajmit për shtatzaninë e dytë Sinemi tregoi se edhe këtë herë do të bekohen me një vajzë.

“Shpresoj që Zoti t’iu japë fëmijë të gjitha çifteve. Është ndjenja me e bukur në botë. Gjinia nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që fëmija të jetë i shëndetshëm”, tha ndër tjera Sinemi.