Aktori i famshëm bëhet baba për herë të tetë në moshën 70-vjeçare
Aktori i njohur Kelsey Grammer, 70 vjeç, është bërë baba për herë të tetë, duke e zgjeruar familjen e tij me një djalë të ri. Ai dhe gruaja e tij, Kayte Walsh, mirëpritën së fundmi Christopher, fëmijën e tyre të katërt së bashku. Lajmin aktori e bëri të ditur gjatë një paraqitjeje në podcast-in “Pod…
ShowBiz
Aktori i njohur Kelsey Grammer, 70 vjeç, është bërë baba për herë të tetë, duke e zgjeruar familjen e tij me një djalë të ri. Ai dhe gruaja e tij, Kayte Walsh, mirëpritën së fundmi Christopher, fëmijën e tyre të katërt së bashku.
Lajmin aktori e bëri të ditur gjatë një paraqitjeje në podcast-in “Pod Meets World”, duke i habitur të ftuarit dhe dëgjuesit. “Ndodhi tre ditë më parë. Christopher sapo u bashkua me familjen tonë,” tha Grammer me një buzëqeshje.
Çifti tashmë janë prindër të tre fëmijëve: Faith (13 vjeç), Gabriel (11 vjeç) dhe James (8 vjeç). Kelsey Grammer ka gjithashtu katër fëmijë nga lidhje të mëparshme, përfshirë Spencer (43 vjeç), vajzën e tij me ish-gruan Doreen Alderman.
Ky është një moment i veçantë për aktorin legjendar, i cili vazhdon të krijojë familje dhe në dekadën e tetë të jetës së tij.