Aktivizohet Policia, një person zihet duke e kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë me 700 pula, që dyshohet se ishin të kontrabanduara

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje nën dyshimin se në mënyrë të kundërligjshme ka kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë. Gjatë kontrollit, të dyshuarit në automjet i janë gjetur 700 copë pula, që dyshohet se janë kontrabanduar, transmeton lajmi.net. Pulat janë dërguar në terminalin doganor, kurse i dyshuari pas intervistimit është liruar në…

Lajme

06/05/2026 10:31

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje nën dyshimin se në mënyrë të kundërligjshme ka kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë.

Gjatë kontrollit, të dyshuarit në automjet i janë gjetur 700 copë pula, që dyshohet se janë kontrabanduar, transmeton lajmi.net.

Pulat janë dërguar në terminalin doganor, kurse i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë: 

KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT & KONTRABANDË ME MALLRA

Prishtinë / 05.05.2026 – 19:17.Njësitet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte duke drejtuar automjetin-kombi, nën dyshimin se  kishte kaluar kundërligjshëm kufirin nga Serbia në RKS, gjatë kontrollit në automjet janë gjetur shpezë-pula rreth 700 copë, të cilat dyshohet se ishin të kontrabanduara. Në konsultim me prokurorin, automjeti bashkë me mallin-pulat janë dërguar në terminalin doganor për procedura doganore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./lajmi.net/