Aktivizohen paksa zyrtarët policorë në Prishtinë, shpërndajnë gjoba për drejtuesit e makinave të ndalura në trotuare

Përpos tollovive që bëhen çdo ditë në trafik një problematik që është vazhdimisht e pranishme në Prishtinë është edhe bllokimi i trotuareve. Parkimi i automjeteve vend e pavend ua vështirëson kalimin edhe makinave, u bën telashe më së tepërmi këmbësorëve e në shumë rasteve edhe nënave që duhet shtyrë karrocat e fëmijëve. E veturat që…

Lajme

06/05/2025 11:24

Përpos tollovive që bëhen çdo ditë në trafik një problematik që është vazhdimisht e pranishme në Prishtinë është edhe bllokimi i trotuareve.

Parkimi i automjeteve vend e pavend ua vështirëson kalimin edhe makinave, u bën telashe më së tepërmi këmbësorëve e në shumë rasteve edhe nënave që duhet shtyrë karrocat e fëmijëve.

E veturat që ishin parkuar sot në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë u gjobitën nga Policia e Kosovës.

Njësiti i Trafikut të Policisë së Kosovës me biçikleta dolën në teren dhe panë nga afër tollovinë që e bëjnë çdo ditë këto vetura.

Kësisoj të njëjtëve iu shqiptuan gjoba të shumta e të cilat iu lanë tek makinat.

Kontrolle të tilla do të duhej të bëheshin në gjithë vendin, për shkak se në të gjitha lagjet situate vazhdon të jetë e njëjtë./Lajmi.net/